Dibër. Probleme nga ngricat dhe mjegulla

Share


Dëbora e rënë një ditë më parë ka vështirësuar lëvizjen në fshatrat e Njësive të thella administrative në Dibër. Akset nacionale Peshkopi – Tiranë, Peshkopi – Kukës janë të kalueshme paprobleme për shkak të ndërhyrjes nga firma mirëmbajtëse. Problem mbeten fshatrat e Lurës, Kalasë së Dodës, Trebishtit, Sllovës etj, ku kalimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Trashësia e dëborës në këto fshatra shkon deri në 20 cm.

Ndërkohë, proboleme nga era e fortë, mjergulla dhe akulli janë shfaqur në aksin Bulqizë – Qafa e Buallit. Për shkak të temperaturave të ulta, mjetet e kanë patur të vështirë lëvizjen në këtë segment të rrugës nacionale Bulqizë – Burrel. drejtuesit e mjeteve dyhe banorët thonë se firma duhet të tregojë kujdes në këtë segment pasi paraqet rrezikshmëri në qarkullim.

Por këtë acar të Janarit në qafën e Buallit e sfidojnë Bulqizakët të cilët edhe pse në temperatura kaq të ulta, gërmojnë në stogjet e kromit, për të nxjerrë bukën e gojës.

Read more

Local News