Dibër, probleme me ngrohjen e shkollave, Shehu: Shpresojmë që situata të zgjidhet me zgjedhjen e kryebashkiakut të ri

0

Shkollat e arsimit parauniversitar në Bashkinë e Dibrës po përballen me një problematikë të shtuar të mungesës së lëndës djegëse në këto ditë të ftohta dimri. Situata ka qenë qenë problematike pothuajse gjatë gjithë stinës së dimrit, për shkak të tenderimit me vonesë për blerjen e lëndës drusore. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se ka marrë ankesa për këtë problem nga prindërit e nxënësve të shkollave dhe se i është kërkuar bashkisë ta zgjidhë menjëherë problemin. Po ashtu, sipas tij, ka nisur furnizimi me dru zjarri  për të gjithë ata godina arsimore që ju ishin mbaruar.

 Vetë prefekti Nexhbedin Shehu shprehet se ndryshe nga Bashkitë Mat, Klos e Bulqizë, në Dibër problematika e mungesës së druve të zjarrit është e trashëguar, ndërsa shpreson që me zgjedhjen e kryebashkiakut të ri, të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.