Rekamë

Policia e Dibrës gjatë kontrolleve për parandalimin e paligjshmërisë në pyje ka konstatuar dhe goditur 5 raste të prerjes së paligjshme të drurëve në zonën e Selishtës. Uniformat blu kanë sekuestruar disa metra kub lëndë drusore të prerë dhe bërë gati për transport, e për këto ka proceduar penalisht 5 banorë të gjithë banues në Selishtë.
Dyshohet se lënda e sekuestruar e druve do të përdorej për subjektet minerare në këtë zonë, si shtylla minjerash, ku për këtë kanë nisur edhe hetimet.
Blutë e Drejtorisë Vendore Dibër nuk janë ndalur me kaq pasi nën akuzën e veprës penale “Moskallëzim krimi” kanë proceduar penalisht 2 kryetarët e fshatrave Selishtë e Sipërme dhe Selishtë e Poshtme, si dhe Administratorin e kësaj njësie Administrative.
Policia e Dibrës njofton se do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Dibër, prenë në mënyrë të paligjshme pyjet, policia procedon penalisht 5 shtetas