Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu deklaron se ka një angazhim maksimal për të penguar mbjelljen e lëndëve narkotike në qark. Ai shton se janë bërë fushata sensibilizuese si dhe ju është ngarkuar detyrë taskforcave vendore në të katër bashkitë e qarkut që të monitorojnë terrenin e tyre për të penguar kështu mbjelljen e kanabisit.
Prefekti Nexhbedin Shehu u shpreh gjithashtu se falë këtij angazhimi tre ditë më parë u zbuluan disa rrënjë kanabisativa të mbjella në oborrin e një banese në një fshat të Dibrës.
Fushata për të mos mbjellë kanabis janë bërë çdo vit, por ky mekanizëm siduket nuk ka dhënë shumë efekt pasi vetë policia ka rapotuar zona të zbuluara të mbjella me hashash apo arrestime për psodeime të kësaj lënde të ndaluar.