Në një deklaratë për mediat, Drejtoria Vendore e Policisë së Dibrës njoftoi arrestimin e shtetasit me inicialet Sh.B, pasi ishte konstatuar një ditë më parë se mbante hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ në kushtet e emergjencës natyrore, si dhe kundërshtoi me forcë policët. Por vëllai i të arrestuarit, Bahri Besatari hedh poshtë versionin e policisë duke deklaruar se vëllai i tij po vadiste lulet në oborr dhe se askush nuk ishte në lokal. Bahriu shprehet se policia ka ushtruar dhunë ku fillimisht kanë thyer derën e lokalit dhe më pas vëllain ja kanë tërhequr zvarrë. Bahri Besatari thotë se do të kërkojë drejtësi për vëllain e tij, madje do të ngrejë padi ndaj personave që ushtruan dhunë ndaj vëllait dhe pronës.