Rekamë

Lëkundjet e tërmetit të datave 29 e 30 Tetor të këtij viti kanë shkaktuar dëme në afro 330 objekte banimi në të gjithë Bashkinë e Bulqizës.

  Dëmtimet e banesave kanë qenë në të gjithë territorin megjithëse epiqendra ishte në Njësinë Administrative Shupenzë. Në këtë njësi u shënuan edhe dëmet më të mëdha, ndërsa pa pasoja nuk u nda as Njësia Administrative Martanesh ku në qytetin e Krastës u dëmtuan 6 pallate.

Ndërkohë që prej 1 Nëntorit, disa grupe të ekspertëve të Bashkisë Bulqizë janë në terren për të vlerësuar dëmet në të gjitha objektet e raportuara nga banorët si të dëmtuara nga lëkundja e fuqishme e 29 Tetorit.

Për shkak të numrit të madh të raportimeve, ende nuk ka një bilanc të saktë se sa është dëmi ekonomik në total për 330 objekte të dëmtuara nga këto lëkundje.

Situatë më problematike vijon të jetë tek pallati në lagjen e re të qytetit të minatorëve, në të cilin vijojnë të jetojnë familje edhe pas tërmeteve të fundit.