Është dashur bërja publike e rastit të familjes Laçi nga Kastrioti i Dibrës që shkolla e Kastriotit dhe Zyra Arsimore Vendore Dibër, të pranonin fëmijët e kësaj familjeje në shkollë, pas kthimit të tyre nga Suedia.
Fëmijët Ordit dhe Klajdi Laçi duhej të regjistroheshin në klasën e gjashtë dhe të nëntë, por shkolla nuk pranonte. Madje as Zyra Arsimore Vendore Dibër nuk e lejonte një gjë të tillë. Por vetëm pas trasmetimit të lajmit, tregojnë familjarët, ata janë telefonuar nga institucionet arsimore që të dërgojnë fëmijët në shkollë.
Tashmë dy djemtë e kësaj familjeje i janë bashkuar nxënësve të tjerë dhe do të vijojnë mësimin rregullisht në shkollën 9-të vjeçare të Kastriotit të Dibrës.