Dibër / Pas asfaltimit të rrugëve, nis riparimi i trotuareve

0
20

Pasi ka ndërhyrë në disa rrugë të lagjeve të qytetit të Peshkopisë por edhe në Maqellarë duke i asfaltuar ato, Bashkia Dibër ka nisur punën për riparimin e trotuareve që ishin kthyer në problem për qytetarët pasi ishin dëmtuar prej vitesh. Aktualisht po punohet në lagjen Dobrovë ku po bëhet zëvendësimi i pllakave të trotuareve sipas dëmtimeve që kanë patur. Qytetarët shprehen se me këtë ndërhyrje po zgjidhjet një problem i kahershëm pasi kalimi sidomos për moshën e tretë ishte shumë problem. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës në Bashkinë Dibër, Agron Cara tha se kjo lloj ndërhyrjeje do të bëhet në të gjitha rrugët ku ka problem me trotuaret.