Dibër, partitë politike dorëzojnë listat e komisionerëve pranë KZAZ

0

Me 19 Shkurt do të nisë zyrtarisht fushata elektorale ku katër kandidatët për kryetar të Bashkisë Dibër, do të mund të shpalosin para qytetarëve programin e tyre elektoral. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se deri në këtë datë, kandidatët po zhvillojnë takime me strukturat e tyre dhe jo me qytetarët pasi në të kundërt do të shkelnin kodin zgjedhor. Sipas Shehut infrastruktura zgjedhore është drejt plotësimit të plotë për të qenë gati me datë 6 Mars, në mënyrë që qytetarët dibranë të shprehin vullnetin e tyre për drejtuesin e ri vendor të kësaj njësie qeverisëse.

  Ndërkohë, sipas Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor në Dibër, Partitë politike kanë dorëzuar listat me emrat e anëtarëve që do të jenë pjesë e mbi 100 qendrave të votimit në të gjithë territorin. Partitë politike që kanë patur të drejtën e komisionerit kanë qenë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim që është pjesë e koalicionit “Shtëpia e lirisë”.