Dibër. Organizoi dasmë në kohë pandemie, gjobitet nga policia

Dibër. Organizoi dasmë në kohë pandemie, gjobitet nga policia

Policia Dibër

Organizoi ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative administratori i subjektit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në qytetin e Peshkopisë, kanë evidentuar subjektin me administator shtetasin K. L., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në kundështim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për administratorin e subjektit, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Dibrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.