Ballina SOCIALE Dibër, mollët “pushtojnë” rrugë e përrenj, fermerët: Nuk ka treg shitjeje

Dibër, mollët “pushtojnë” rrugë e përrenj, fermerët: Nuk ka treg shitjeje

0

Rruga nacionale Maqellarë – Peshkopi është e pushtuar nga mollët të hedhura aty nga fermer të zonës. Për shkak të mungesës së tregut të shitjes, prodhuesit e mollës kanë gjetur rrugën më të shkurtër, duke e derdhur prodhimin në përrenj apo anash rrugës nacionale, kjo edhe për të sinjalizuar autoritetet që mungon tregu i shitjes. Arjan Kryemadhi, një ndër fermerët e fshatit Trepçë shprehet se situata është përkeqësuar akoma më shumë këtë vit me rritjen e çmimeve të plehrave kimike për bujqësinë apo të proceseve të tjera të tokës. Për Kryemadhin çmimi aktual i mollës është qesharak dhe pa asnjë leverdi.

  Për të tjerë fermer të kësaj zone, situatë e njëjtë është edhe për kultivuesit e qershisë. Edhe ata përballen me çmim të ulët e mungesë tregu në sezon. Në këto kushte, fermerët po planifikojnë që t’i presin pemët e mollës dhe qershisë me argumentin se vetëm shpenzojnë e asgjë nuk fitojnë me ta.

https://youtu.be/-ela4JUGywM

  Mungesa e tregut të shumicës në Dibër ka bërë që ky vit si rrallë tjetër të lërë stog me dhjetra ton mollë të varieteteve të ndryshme në këtë bashki.

Exit mobile version