Ballina SOCIALE Dibër. Mbërrijnë materialet e zgjedhjeve të 6 Prillit

Dibër. Mbërrijnë materialet e zgjedhjeve të 6 Prillit

0

Të enjten rreth orës 10.00 mbërritën pranë KZAZ nr 19 materialet zgjedhore në bashkinë Dibër, që do të përdoren të dielën e 6 Marsit për zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar bashkie.  Materialet që u sollën nga ministria e Mbrojtjes u sisitemuan në palestrën e shkollës Bujqësore, në qytetin e Peshkopisë. Ato u morën në dorëzim nga kryetari i KZAZ nr 19, Agron Cara dhe më pas kaluan nën ruajtjen e policisë së shtetit.

Kryetari i i KZAZ nr 19, Agron Cara tha se rreth 56 mijë qytetarë me të drejtë vote në këtë bashki, do të votojnë në 101 qendra votimi, 8 prej të cilave janë në objekte private. Edhe problematika e paraqitur në një nga fshatrat e Njësisë Administrative Melan ku mungonte energjia elektrike është zgjidhur, pasi janë marrë të gjitha masat që atje të dërgohet një gjenerator.  

https://youtu.be/SNi0TOi_5c4
Exit mobile version