Rekamë

Familja Dulja nga fshati Çernenë i Maqellarës në Dibër ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së dielës. Sipas familjawve 6 persona janë futur me dhunë duke thyer derën rreth orës 23:00 teksa bashkëshortët Rrahman e Hasie dulja ishin në kuzhinë duke parë televizor. Ata kanë refuzuar të hapin derwn por grabitësit e maskuar e kanë thyer atë. Pasi kanë hyrë në banesë janë rrahur të dy bashkëshortët duke i lënë pa ndjenja. Hasia tregon se gjithçka ka zgjatur shumë pak pasi katër prej grabitwsve kanë mbajtu ata ndërsa 2 të tjerët kanë marrë sendet me vlerë, parat e telefonat e tyre.

Pasi janë larguar grabitësit çifti ka kërkuar ndihmën e komshinjëve për të njoftuar policië e për t’i dërguar në spital.