Dibër, kapet mashtruesi në Bllatë, do të ekstradohet drejt Gjermanisë
Një 40-vjeçar me origjinë nga Bosnje-Hercegovina është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Bllatë të Dibrës. Shtetasi me inicialet B.S. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjemania për disa vepra penale.
Në njoftimin e dhënë nga drejtoria e policisë Dibër thuhet se Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Bllatë, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin B.S, 40 vjeç, banues në Bosnje-Hercegovinë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Heilbronn /Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit”, “Mashtrim” dhe “Mashtrim në mënyrë të përsëritur, fitimprurëse”, të parashikuara nga Kodi Penal gjerman.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden, për ekstradimin e 40-vjeçarit, në Gjermani.