Rekamë



Mungesa e sigurisë së objektit, ka bërë që banorët e fshatit Melan në Bashkinë e Dibrës të jenë të rrezikuar nga kontakti me rrymën elektrike në kabin e fshatit të tyre. Kabina në fjalë është shumë pranë banesave dhe lehtësisht e aksesueshme nga të rritur e fëmijë. Refik Rama, banorë i fshatit tregon se jo vetëm se kabinës i mungon siguria për të mos rënë fëmijët në kontakt me rryëmn, por amortizimi i madh i saj bën që i gjithë fshati të rrijë edhe një javë pa energji elektrike. I moshuari shprehet se më problem është për fëmijët të cilët në mungesë të informacionit, mund të futen në kabinë e të humbin jetën. Po ashtu, ai shprehet se disa kafshë shtëpijake kanë ngordhur brenda kabinës pasi kanë bërë kontakt me rryëmn.

Por për banorët problem i vetëm nuk është kabina. Kjo shtyllë e cila ndodhet pranë kabinës, rrezikon të shembet pas dëmtimit të konstruktit të betonit, ajo ka mbetur vetëm në hekura. Banorët kërkojnë që OSHEE Dibër të marrë masa këtë problem dhe ta zgjidhë atë përfundimisht.