Rekamë

Kjo është kabina elektrike në fshatin Majtarë të Njësisë Administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës. Siç shihet edhe nga pamjet, kjo kabinë nuk ka asnjë element siguri për banorët e zonës. Kabina është vendosur në tokë dhe është lehtësisht e prekshme nga çdo njeri, përfshirë këtu edhe fëmijët. Por çështë më e keqja, sa herë ka reshje shirash, banorët shprehen se zona elektrizohet duke i rrezikuar jetën e tyre edhe në distancë të largët. Po ashtu, rrezik potencial kjo kabinë elektrike është edhe për fëmijët që shkojnë në shkollë, pasi kalojnë ngjitur me këtë objekt. Banorët shprehen se kërkesat e tyre për ta siguruar këtë kabinë elektrike kanë rënë në vesh të shurdhër deri tani, pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ka marrë asnjë masë. Ata kërkojnë publikisht që të ndërhyhet sa më parë, sa ende nuk është humbur ndonjë jetë njerëzore.

Nga ana tjetër, banorët shprehen se ka patur shumë raste kur kafshët shtëpijake kanë mbetur pranë kabinës pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.