Dibër, ishte në aksion për arrestimin e një personi, plagoset efektivi i "Shqiponjave"
Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar në qytetin e Dibër. Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar. Gjatë ndërhyrjes, efektivi i “Shqiponjave”, Gentjan Meda, 40 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi e Megjithatë, nuk përjashtohet as pista që ai mund të jetë plagosur me armë zjarri. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë dëgjuar edhe krisma armësh, por rrethanat e sakta mbeten ende për t’u sqaruar nga hetimet zyrtare. Efektivi i plagosur fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopi, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.