Dibër / investim në pallatin e sportit “bashkim lala”

Dibër / investim në pallatin e sportit “bashkim lala”
Pas shumë vitesh jashtë funksionit për zhvillimin e ndeshjeve të sporteve me dorë“, më në fund pallati i sportit “Bashkim Lala” në qytetin e Peshkopisë po rikthehet në funksion. Bashkia Dibër po investon në shtrimin e tapetit dhe mjeteve të tjera të nevojshme për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare të sporteve të volejbollit dhe basektbollit. Kryebashkiaku i Dibrës, Rahim Spahiu tha se ky investim do të bëjë që ekipi i volejbollit për vajza t’i zhvillojë ndeshjet ne qytetin e Peshkopisë pasi deri tani i ka zhvilluar jashtë qytetit. Investimi kap vlerën e 7 milion lekëve të rinj dhe punimet pritet të përfundojnë shumë shpejt në mënyrë që ambjentet e pallatit të sportit të vihen në dispozicion të ekipeve të lojërave me dorë.