Dibër. Gati për zgjedhjet e nesërme, shpërndahen materialet zgjedhore

0
10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialeve në bashkitë ku do të zhvillohen votimet ditën e diel. Nën masa të forta sigurie, kamionët e ushtrisë depozituan gjatë mesditës kutitë dhe fletët e votimit pranë KZAZ-ve Materialet u shpërndanë edhe në Dibër 

Kryetari i kësaj KZAZ-je, Agron Cara është shprehur se shpërndarja e cila ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ka filluar në zonat e thella e më pas në ato qëndrore. Po ashtu, Cara ka treguar se janë kryer disa ndryshime për shkak se disa komisionerë kanë pasur probleme shëndetësore.

Sink…

‘Shpërndarja ka nisur nga njësitë administrative më të larta e më pas vazhdon me Peshkopinë. Deri tani s’kemi pasur asnjë problem. Kemi pasur disa ndryshime me komisionerët, si PS, PD dhe LSI për arsye shëndetësore dhe raste fatkeqësisht. Forcat politike kanë rënë dakord’-tha Cara