I gjithë Qarku i Dibrës është përfshirë nga temperatura të ulëta . Ndonëse reshjet e borës ende nuk kanë zbritur në qytet, temperaturat në zonat e thella kanë shkuar deri në -10°C. Ulja e temperaturave ka sjellë fluks në urgjencën e Spitalit Rajonal të Peshkopisë.
Shefi i Repartit të Pediatrisë, Filip Cfarku thotë se si pasojë e uljes së menjëhershme disa gradë nën zero të temperaturave ka një shtim të ndjeshëm të vizitave. Në ditët e fundit në spitalin e Peshkopisë paraqiten rreth 50-60 pacientë më shumë, duke e çuar në rreth 120 vizita në ditë.
Mjeku Cfarku këshillon të bëhet kujdes me temperaturën e lartë tek fëmijët dhe të mos përdoren antibiotikë pa rekomandimin e mjekut.