Ballina Qarku Diber DIBËR Dibër, fluks i shtuar në pediatrinë e spitalit të Peshkopisë

Dibër, fluks i shtuar në pediatrinë e spitalit të Peshkopisë

0

Temperaturat e larta kanë rritur numrin e fëmijëve që paraqiten pediatrinë e spitalit të Dibrës. Mjekët thonë se rastet janë shtuar ditët e fundit ku fëmijët paraqiten me komplikacione të ndryshme. Për mjekun pediatër, Filip Cfarku ky fluks aktualisht është brenda normales dhe se grupmosha më e prekur është ajo deri në tre vjeç. Cfraku shton se prindërit duhet të jenë më shumë të kujdesshëm me fëmijët sidomos në dhënien e ushqimeve, ku duhet të shmangin ushqimet e gatshme dhe të mos i mbajnë gjatë në shtëpi pa ju drejtuar mjekut specialist.

Nga ana tjetër, mjeku Pediatër Filip Cfarku këshillon që në këto ditë të nxehta korriku, porindërit duhet të ndalojnë ose kufizojnë në maksimum qëndrimin e fëmijëve në ambjente të jashtme të ekspozuara në diell. Po ashtu, duhet të konsumohen sa më shumë lëngje në mënyrë që trupi i fëmijët të jetë i hidratuar gjatë gjithë kohës.

Rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga virozat stinore ka patur edhe në spitalet e tjera të Qarkut Dibër.

Exit mobile version