Ballina Qarku Diber DIBËR Dibër, Fitër Bajrami falet në stadiumin e qytetit të Peshkopisë

Dibër, Fitër Bajrami falet në stadiumin e qytetit të Peshkopisë

0

Besimtarët musliman në Dibër kanë vendosur që ndryshe nga shumë qytete të tjera të vendit tonë, namazin e Fitër Bajramit ta festojnë në mjedis të jashtëm, jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe për shkak të numrit të madh të besimtarëve që e kryejnë këtë rit Ndaj ishte menduar që vendi është fusha e stadiumit të qytetit të Peshkopisë.

Që në orët e para të mëngjesit të së enjtes qindra besimtarë u bënë pjesë e faljes së namazit të Fitër Bajramit, të udhëhequr nga myftiu i Dibrës.
Fusha ishte e përshtatur për të kryer ritin e faljes siç dhe janë rregullat. Të rinj e të moshuar, burra e gra kurorëzuan një muaj sakrificë agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, me festën e sotme të Bajramit të Madh.

Në fund të ritit zyrtar të faljes së namazit të Fitër Bajramit, besimtarët i shtrënguan dorën njëri-tjetrit me urimet për më shumë begati, dashuri mes tyre e harmoni në familje.

Exit mobile version