Dibër/ Fermeri Haxhi Shehi, ndryshe nga të tjerët kultivon shalqin

0
26

Ndryshe nga shumë banorë të tjerë të Dibrës, Haxhi Shehi nga fshati Podgorcë i Maqellarës ka vendosur që tokën e tij ta kultivojë shalqin. Shehi tregon se prej afro 10 vitesh aid he bashkëshortja kultivojnë çdo vit të paktën 7 dynym tokë me shalqin që prodhon deri në 700 kuintal. Çifti i pensionistëve thonë se prodhimi i tyre është totalisht bio pasi nuk përdorin asnjëlloj pesticidi apo helme të tjera. Haxhin beson që do të dalë në treg me prodhimin e tokës së tij pas afro një muaji, ku siç thotë dhe vetë, ka përfunduar prodhimi i Lushnjes apo zonave të tjera.
Sa i përket ndihmës nga shteti, fermeri Haxhi Shehi nga fshati Podgorcë i Maqellarës thotë se deri tani nuk ka marrë as sasinë e naftës së përfituar nga skema e Ministrisë së Bujqësisë.
Janë shumë fermer që ende nuk e kanë marrë naftën e përfituar, ndërsa shprehen se Drejtoria e Ekstensionit Bujqësor në Dibër fajëson për këtë kompaninë e karburanteve që ka fituar kontratën për naftës falas për fermerët.