Dibër, fermeri ankohet nga bujqësia: nuk na përgjigjet askush

Dibër, fermeri ankohet nga bujqësia: nuk na përgjigjet askush

Fermerët e Dibrës vijojnë të jenë skeptik sa i përket të ardhmes së bujqëisë. Problemi kryesor mbetet mosmbështetja në rastet e dëmtimit që ju bëhet të mbjellave qoftë në frutikulturë e qoftë në kultura të tjera. Fermeri Zejnulla Mani, nga Melani i Dibrës, thotë se prej 30 vitesh merret me bujqësi, e ndonëse është me profesion agronom, nuk ka mundur të marrë rezultatet e dëshiruara si pasojë e mungesës së mbështetjes së mirëfilltë nga ana e institucioneve shtetërore. Mani shton se vitin e kaluar i gjithë prodhimi i qershisë në Dibër u dëmtua si pasojë e motit të ftohtë gjatë muajit Prill. Për këtë thotë ai, askush nuk u dëmshpërblye apo nuk u mbështet financiarisht nga shteti. Fermeri Zejnulla Mani thotë se vetë ai ka marrë vetëm mbështetjen me naftë për punimin e parcelës së kultivuar me qershi e asgjë më shumë. Fermeri Zejnulla Mani thotë se do të vijojë të merret me bujqësi, edhe pse shpresa për të qenë aty ku duhet është venitur.