Ballina AKTUALITET Dibër. Është zhdukur prej ditësh, ende asnjë gjurmë të 63 vjeçarit

Dibër. Është zhdukur prej ditësh, ende asnjë gjurmë të 63 vjeçarit

0

Familjarët e Sefedin Lleshit, 63 – vjeçarit që dyshohet se është mbytur në lumin Drin një javë më parë, ende nuk kanë asnjë shenjë të tij. Vetëm pas apelit të tyre në media, policia e Dibrës ju bashkangjit kërkimeve të familjarëve. Gjatë këtyre ditëve kërkimet janë zhvilluar gjatë gjithë bregut të lumit Drin, deri në Kukës, por nuk është parë asnjë shenjë e 63 vjeçarit. Megjithëse uniformat blu janë bashkë me familjarët, këta të fundit ngulmojnë të shkojnë aty edhe polumbarët për të kërkuar në thellësi të lumit ku dyshohet të jetë mbytur Sefedini.

Exit mobile version