Dibër/ Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, arrestohet autori i ngjarjes

0

Policia e Dibrës ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e një banori të Maqellarës, i cili akuzohet për zjarrvënie.

Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi me inicialet R. H, pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr në tokën e tij, i cili më pas i ka dalë jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me barishte.

Materialet hetimore për rastin në fjalë i kanë kaluar Prokurorisë Dibër.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në Maqellarë, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin:

R. H., banues në Maqellarë, pasi në tokën e tij ka ndezur zjarr e si pasojë zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke tjetër me barishte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.