Prej 10 ditësh 18 vjeçari nga fshati Dipjakë i Njësisë Administrative Ostren në Dibër, rezulton i zhdukur. Me gjithë kërkimet e bëra deri tani, nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e tij. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se ka një angazhim nga strukturat vendore të policisë por edhe vetë banorët. Kërkimet e bëra në zonën e malit të Korabit kanë rezoltuar të pasuksesshme, pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë e 18 vjeçarit. Po ashtu, Shehu tha se për shkak edhe të pandmeisë, shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut e ka patur të pamundur bashkërendimin e grupeve të kërkimit me palën shqiptare. 18 vjeçari Ardian Pali nga fshati Dypjakë i Dibrës ka humbur kontaktet me familjen e tij prej 5 ditësh. I riu ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale që do t’i shiste për të siguruar të ardhura ekonomike. Dyshimet janë që ai mund të ketë kaluar nga ana e Maqedonisë së Veriut në vendin e quajtur “Përroi i thellë ” afër Rekës së Epërme, të fshatit Tanushë.