Dibër, del në treg boronica, por problem mbetet shitja
Shumë fshatra në Dibër jetojnë duke mbledhur bimë medicinale apo fruta të egra. Një nga frutat e egra më të kërkuar është boronica e cila mblidhet në lartësi të maleve. Fatos Kojku nga fshati Rabdisht i Dibrës është një ndër ata banorë që gjithë muajt e verës i kalon në bjeshkë duke mbledhur bimë medicinaledhe fruta të egra. Për Fatosin ky vit është i vështirë pasi edhe boronica është me pakicë si pasojë e temperaturave të larta që qëdnruan gjatë gjithë muajit Korrik e në vazhdim. Ai del çdo ditë në tre të mëngjesit dhe ngjitet në bjeshkën e Rabdishtit, por më pas duhet të kalojë në territorin maqedonas pasi atje ka më shumë boronicë. Fatos Kojku thotë se kjo punë është e vështirë por është e vetmja për të siguruar të ardhura ekonomike për familjen e tij.
Një tjetër problem me të cilin përballen mbledhësit e boronicës është edhe tregu i shitjes. Ata dalin në qytetin e Peshkopisë por nuk lejohen nga bashkia të shesin në trotuar, ndërsa mungon tregu.
Banorët e Rabdishtit nuk mbledhin vetëm boronicë, por edhe shumë bimë medicinale të cilat gjenden në bjeshkën e malit të këtij fshati.