Dibër/ Bllatë e Poshtme, pa shërbim pastrimi, vendi “përmbytet” nga mbeturinat

0

Fshati Bllatë e Poshtme në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës, si shumë fshatra të tjerë ka mungesë të shërbimit të grumbullimit dhe pastrimit të mbeturinave të konsumit të përditshëm. Në këtë fshat mbeturinat hidhen pa kriter, pasi mungojnë kontejnerët. Vetë banorët shprehen se as ata nuk duan të ndotin mjedisin ku jetojnë, por nuk kanë se ku t’i hedhin mbeturinat. Ata thonë se fshatit i nevojiten jo më shumë se 4 kosha mbeturinash, që do të mundësonin që fshati në kufi me Maqedoninë e Veriut të ketë pamje krejt tjetër.
Nga ana tjetër ata shprehen se në fushata elektorale, ju premtohet zgjidhja e çdo problemi, por pasi mandatohen, askush nuk shkon më aty.