Dibër. Bashkia asfalton disa rrugë problematike

0

Vitin e kaluar Bashkia Dibër hapi një projekt për asfaltimin e disa rrugëve problematike në qytetin e Peshkopisë dhe në Maqellarë. Asfaltimi i rrugëve të disa lagjeve u bë në fillim të vitit si në lagjen Kamen, lagjen Vraniq të Dobrovës dhe në rrugët e brendshme të Maqellarës. Megjithëse ishte pjesë e qytetit të Peshkopisë, rruga e lagjes Kamen ishte gati e pakalueshme para se ajo të asfaltohej. Banorët e kësaj lagjeje shprehen se me këtë investim është zgjidhur një gangrenë e krijuar prej vitesh.
Edhe rruga e lagjes Vraniq në Dobrovë i është nënshtruar një rehabilitimi të plotë me kanale kulluese anësore, asfaltim e sinjalistikë të nevojshme. Edhe kjo ka qenë një lagje me problem të mëdha në infrastrukturën rrugore.
Pjesë e investimit të Bashkisë Dibër janë bërë edhe rrugët e brendshme të Maqellarës. Edhe këtu është bërë një investim që ka përmirësuar dukshëm infrastrukturën rrugore. Banorët e Maqellarës shprehen se asfaltimi i rrugëve ka hequr baltën dhe vështirësitë që hasnin prej dekadash.
Ndërkohë, burime pranë Bashkisë Dibër bëjnë me dije se firmës i është kërkuar që të ribëjë asfaltim nga fillimi të rrugëve ku ka ndërhyrë, pasi cilësia e asfaltit të hedhur muaj më parë nuk ishte ajo e kërkuara në projekt.