Dibër – Avokati i Petrit Çakrrit: Klienti im nuk ka dijeni për vrasjen e Renis Dobrës

Dibër – Avokati i Petrit Çakrrit: Klienti im nuk ka dijeni për vrasjen e Renis Dobrës

Detaje të reja janë zbardhur nga avokati i Petrit Hoxhës, i njohur edhe me mbiemrin Çakrri, i cili akuzohet së bashku me tre vëllezërit Fation, Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra nga fshati Zenisht i Matit, ngjarje e ndodhur një muaj më parë, më 8 korrik 2025.

Halil Zhuka, avokati i Hoxhës, deklaron se klienti i tij ka mohuar në mënyrë absolute njohjen apo dijeninë për këtë krim. Ai ka dhënë detaje për lëvizjet e tij në ditën e ngjarjes, duke theksuar se ka qenë në vende publike në Burrel, pranë urës së Matit dhe në kafene të qytetit, pa tentuar të fshihej.

Sipas avokatit, Hoxha ka argumentuar se nuk do të vinte asnjëherë në Burrel për t’u përfshirë në një krim, pasi është familjar dhe baba i një vajze 18-muajshe.

Avokati Zhuka shpjegon se praninë e klientit të tij në Burrel e lidh me shoqërimin e një miku pa makinë e pa leje drejtimi automjeti, i cili i kishte thënë se do të takonte një person për çështje biznesi, pa i treguar as emrin e personit që tashmë është viktimë dhe as se do ta gjemë këtë person, duke mohuar në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë.

Megjithatë, pavarësisht dëshmive të mbrojtjes dhe verifikimeve të Prokurorisë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, duke lënë ende shumë pyetje pa përgjigje rreth krimit makabër që ndodhi në liqenin e Shkopetit më 8 korrik 2025.