Rekamë

 Aksident me vdekje në Dibër. Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është batuar disa metra duke përfunduar buzë përroit, ndërsa një 20 vjeçar ka humbur jetën.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Melan, disa metra në afërsi të rrugës nacionale. Në momentin e aksidentit në makinë kanë qenë dy persona, ndërsa viktimë ka mbetur pasagjeri. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili nuk ka pësuar dëmtime.

Dibër/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit