Dibër, 70 vizita në dit nga virozat stinore

Dibër, 70 vizita në dit nga virozat stinore

26 Janar 2023

  Situata virusale në Dibër ka sjellë një shtim të lartë të numrit të të prekurve kryesisht tek fëmijët. Mjekët e spitalit Rajonal Dibër bëjnë me dije se numri i të prekurve ka qenë i lartë gjatë muajti Janar dhe vazhdon të jetë. 70 vizita kryhen në repartin e pediatrisë në këtë spital çdo ditë. Mjeku pediatër Filip Cfarku thotë se është vënë re që të prekurit karakterizohen nga temperatura e lartë dhe probleme me rrugët e frymëmarrjes. Rastet më të rënda kanë qenë tek fëmijët deri në 3 muajsh, ndërsa grupmosha e prekur shkon deri në 14 vjeç.

Nga ana tjetër, Cfarku këshillon që nuk duhet të neglizhohen shenjat e kësaj viroze, ku ju kërkon prindërve që të kontaktojnë menjëherë me mjekun specialist në mënyrë që të mos lejojë agravimin e sëmundjes.

Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal Dibër është thuajse i tejmbushur me fëmijë të shtruar të cilët i kanë patur të rënda komplikacionet si pasojë e virozës së tanishme.