Dibër, 3 kryetar bashkie për më pak 6 vite, kush e zëvendëson Dionis Imerajn?

0
40


Pas dorëheqjes së Kryebashkiakut Dionis Imeraj i cili ju bashkua listës së kandidatëve për deputet në Qarkun Dibër, tashmë bashkia që ai drejtonte është defakto pa kryetar. Ndërkohë që prej vitit 2015 Bashkinë e Dibrës e kanë drejtuar tre kryetar, e asnjëri me mandate të plotë. Në zgjedhjet e vitit 2015, u zgjodh në krye të bashkisë më të madhe në këtë Qark Shukri Xhelili. Atij do t’i ndërpritej mandati pa u mbushur një vit nga marrja e detyrës, pas një videoskandali të publikuar në media. Në 11 Shtator të vitit 2016, në krye të Bashkisë Dibër, do të zgjidhej mjeku Muharrem Rama. Ky i fundit fitoi me një diferencë prej 4 mijë votash kundrejt kandidatit të PD, Sherefedin Shehu. Në zgjedhjet lokale të vitit 2019, Partia Socialiste garon në Dibër, Dionis Imerajn, i cili mori detyrën si kryebashkiak me 6 Gusht të vitit 2019. Por edhe ky, si dy paraardhësit e tij nuk e mbylli mandatin e plotë pasi vetëm një ditë më parë dha dorëheqjen për tu bërë pjesë e garës parlamentare të 25 Prillit. Detyrën e kryetarit do ta ushtrojë përkohësisht zëvendësi i Imerajt deri në zgjedhjet e parakohshme për këtë bashki. Por kush është ai apo ajo që zëvendëson Imerajn. Në fakt deri një ditë më parë, mësohet se në bashkinë Dibër ka patur vetëm, një zëvendëskryetar dhe ajo ka qenë femër, Denisa Basha. Por siduket ajo nuk ka qenë e besuara e ish kryebashkiakut Imeraj pasi mësohet se para se të firmoste dorëheqjen nga posti, ka emëruar zëvendës të tij, Shkëlqim Murrja, i cili mbante detyrën e Shefit të Personelit.