Dhurata për nxënësit e shkollave në Derjan e Karicë

Dhurata për nxënësit e shkollave në Derjan e Karicë

Në prag të festës së Krishtlindjes dhe festës së ndërrimit të viteve, Kisha Ungjillore Burrel në bashkëpunim me “Mat Televizion” të mërkurën e 17 dhjetorit ndanë dhurata për fëmijë të shkollës së Derjanit dhe atë të fshatit Karicë në Bashkinë e Matit. Për të sjellë atmosferën e festave dhe për të gëzuar fëmijët e këtyre dy shkollave, ishin të pranishëm vetë pëfaqësues të Kishës Ungjillore Burrel. Fillimisht u bë ndarja e dhuratave për nxënësit e shkollës së Mesme të Bashkuar “Ahmet Xhetani” në Derjan.

Më pas ndarja e dhuratave u bë edhe në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karicë në Njësinë Administrative Baz. Edhe këtu fëmijë të arsimit fillor morën dhurata me rastin e festës së Krishtlindjes dhe vitit të ri. Teologia e Kishës Ungjillore Burrel, Lindita Beqiri, tha se kjo traditë është e përvitshme dhe se qëllimi është për të lumturuar fëmijët e Matit.

Ndarja e dhuratave për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri është kthyer në një traditë të përvitshme tashmë nga Kisha Unjgillore Burrel dhe “Mat Televizion” duke shparndarë pako me dhurata për fëmijët shumë shkolla të Bashkisë Mat.