Ballina POLITIKE Dhurata Çupi vizitë zyrtare në Kosovë. Pritet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe...

Dhurata Çupi vizitë zyrtare në Kosovë. Pritet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë Haxhia

0

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë në cilësinë e nënkryetares së komisionit të drejtësisë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë bashkë me kolegët e këtij komisioni.

Çupi u prit nga kreparlamentari Glauk Konjufca i cili përsëriti kërkesën për bashkpunim midis dy shteteve.

Konjufca u shpreh i nderuar nga vizita e delegacionit shqiptar.

Glauk Konjufca në facebook


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputeti Adnan Rrustemi dhe këshilltarët, priti sot në takim anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të prirë nga Klotilda Bushka, kryetare, me ç’rast diskutuan për shkëmbimin e përvojave parlamentare, intensifikimin e bashkëpunimit, strategjinë e përbashkët politike, ekonomike dhe të sigurisë.

Duke iu dëshiruar mirëseardhje, kryetari Konjufca u shpreh i nderuar që pret në Kuvendin e Republikës së Kosovës deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ne dëshirojmë që shtetet tona të veprojnë si një trup i vetëm, sepse interesat tona esenciale janë të përbashkëta, tha ai. 

Kryetari Konjufca theksoi se ka një hapësirë të konsiderueshme për ta thelluar në shumë fusha bashkëpunimin, bashkërendimin dhe bashkëveprimin, duke nënvizuar njëherësh domosdoshmërinë e takimeve të rregullta të komisioneve parlamentare në mënyrë që, siç tha, të hartojnë projekte të përbashkëta në interes të qytetarëve dhe shteteve tona.

Klotilda Bushka, kryetare e këtij komisioni, premtoi se Kosova, ashtu si deri më tani, do ta ketë mbështetjen e deputetëve dhe shtetit shqiptar në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtar. Ajo po ashtu e njoftoi kryetarin Konjufca për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes të dyja komisioneve parlamentare.

Pas këtij takimi ministrja e drejtësisë së Kosovës u shpreh.

Haxhiu në facebook

Ministrja Haxhiu priti në takim delegacionin nga Komisioni për Çështjet Ligjore nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga zëvendësministrja, Nita Shala si dhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, pritën në takim delegacionin nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, e kryesuar nga kryetarja, Klotilda Bushka, zëvendëskryetarja, Dhurata Tyli, si dhe deputetë të tjerë, anëtarë të këtij Komisioni.

Në një diskutim tejet miqësor, ministrja Haxhiu u shprehu mirëseardhje delegacionit nga Shqipëria, me ç’ rast falënderoi për gjithçka që Republika e Shqipërisë ka bërë për Republikën e Kosovës, si dhe shprehu kënaqësinë që të dy vendet tona kanë nisur njësimin e një mori çështjeve dhe fushave të ndryshme të cilat po përafrohen dhe po ndikojnë në ngritjen edhe më cilësore të infrastrukturës që do t’iu shërbejë qytetarëve këtej dhe andej kufirit si dhe në përgjithësi të gjithë bashkëkombësve tanë.

Kryetarja, Klotilda Bushka, shprehu mirënjohjen e përzemërt për pritjen dhe konsideratën që Institucionet e Republikës së Kosovës tregojnë për Republikën e Shqipërisë, si dhe vullnetin e shprehur për bashkëpunim të njëmend të institucioneve tona. Po ashtu znj.Bushaka tha se Institucionet e Republikës së Shqipërisë janë të gatshme për të ofruar ndihmë sipas përvojave të tyre në çështjet të cilat Ministria e Drejtësisë në Kosovë i konsideron të nevojshme.

Të dy palët u shprehën të gatshëm për edhe më shumë bashkëpunim në të ardhmen.

Exit mobile version