Ish deputetja e Matit Dhurata Çupi ka reaguar për situatën e krijuar nga kushtet atmosferike të vështira të cilat kanë “pushtuar” qarkun Dibër.
Sipas Çupit qeveria është zhdukur duke lënë popullin në vështirsi tejet të mëdha dhe të braktisur.
Angazhimi i qeverisë sipas Çupit ka qënë i barabartë me 0 dhe kjo qeveria sduhet të shfaqet për ti grabitur votën
Stuatus i Çupit ne facebook
Temperatura te pazakonshme e presin qarkun Diber dhe jo vetem, por te gjithe vendin dhe nga ana tjeter kemi nje qeveri në hije. Një qeveri që përballë halleve dhe problemeve të popullit është zhdukur duke mos marrë asgjë përsipër.Populli i Dibrës, Matit, Bulqizës dhe zonave përreth ndjehet i braktisur për rrugët e bllokuara, për zero masa të marra në mbështetje të tyre, për mungesën e administratës lokale në mbështetje të familjeve në nevojë.Asnjë njoftim për uljen ekstreme të temperaturave! Asnjë masë! Asnjë angazhim!Qeveri që duhet shumëzuar me zero. Kur nuk gjindesh ne ditë të vështira, mos u shfaqni per tju grabitur votën.