Rekamë

Bulqizë

Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish/ bashkëshortes, dhe djalit të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi :

I.M, 43 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, në mënyrë të vazhdueshme e në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish/bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.