Dhimbje pa fund. Koronavirusi shkakton 627 viktima në 24 orë në Itali

Dhimbje pa fund. Koronavirusi shkakton 627 viktima në 24 orë në Itali

Nuk ka përmirësim, përkundrazi shifrat rriten frikshëm. 627 viktima të tjera janë regjistruar në Itali në 24 orët e fundit ndërkohë që të infektuarit e rinj janë 4670.

Sistemi i shumë lavdëruar shëndetësor i Italisë është sot në kolaps, sidomos në veriun e pasur të vendit, ku është dhe përqendrimi më i madh i infektimeve.

Ndërkohë, mjekët kinezë të cilët kanë mbërritur në Itali për të ndihmuar, janë shprehur se nuk janë marrë masa të mjaftieshme për të izoluar koronavirusin.