Ka vijuar qëndresa e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë në lidhje me kundërshtimin e hartës së re gjyqësore që shkurton numrin e gjykatave në vendin tonë, mes tyre edhe atë të Matit.
Ndonëse ka patur raste sporadike në qarqe të tjera ku avokatët kanë kërkuar zgjidhje pasi po ju bëhej presion nga klientët si dhe diktoheshin nga të ardhurat ekonomike, në Qarkun Dibër, sipas dhomës së avokatisë nuk ka asnjë avokat që ka thyer bojkotin.
I kontaktuar nga Mat Televizion, Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë dega Dibër, Ismail Uka tha se të gjithë avokatët që janë pjesë e kësaj dhome nuk e kanë thyer bojkotin. Uka shtoi se ka një vendim të këshillit drejtues të dhomës kombëtare, ndaj dhe të gjithë janë të detyruar që ta zbatojnë ose në të kundërt do të ketë sanksione.
Që prej nisjes së bojkotit me qindra séance gjyqësore civile dhe penale nuk janë zhvilluar, ndërsa vijon për dhjetë dit edhe bojkoti i seancave të masës së sigurisë.
Avokatët në mbarë Shqipërinë kundërshtojnë hartën e re gjyqësore të Miratuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me argumentin se cënon të drejtën e qytetarëve për të patur akses në sistemin e drejtësisë për shkak se nuk i ofrohen kushtet e nevojshme.