Detajet. Vëllai e thirri për takim dhe e qëlloi me plumb pas koke, Eglantina Buci konsiderohej e padëshiruar nga familja

0
7

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në vitin 2012, ku babë e bir ekzekutuan familjaren e tyre Eglantina Buci, atë kohë 31 vjeç, të cilën më pas e groposën në Malin e Dajtit.

Sipas Neës 24, vajza ishte larguar nga shtëpia, dhe babai bashkë me të vëllain Shkëlzen Buci e konsideruan këtë një ç’nderim të familjes.

Tek ‘’Fresku’’ në Tiranë Shkëlzen Buci kishte lënë takimin me të motrën, ku në kërcënimin e armës e mori në makinë dhe më pas e vrau me plumb në kokë.

Bashkë me të atin e morën dhe e groposën tek ‘’Mali me Gropa’’.

Një muaj pas groposojes, kafshët e egra e kishin zbuluar trupin e pajetë derisa një ditë një gjahtar gjeti eshtrat dhe njoftoi Policinë.

Eglantina Buci ishte deklaruar e humbur, teksa kallëzimin e kishte bërë e ëma.

Por Policia mori në pyetje të atin i cili deklaroi se ishte prositutë në Itali, pra ishte viktimë e trafikut të prostitucionit.

Policia ngriti dyshime kur familjarët nuk bënin asnjë kërkim apo tentativë për ta gjetur.

Derisa në 2017 Shkëlzen Buçi ra në prangat e Policisë pas atentatit ndaj Mishel Prelës.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore të eshtrave të viktimës, doli se ajo ishte Eglantina Buci dhe pikërisht autorë ishin i ati dhe i vëllai.