
Policia njoftoi se Mustafa Kamishi në fjalë ishte punëtor pranë kësaj fabrike, ndërsa nuk jep më shumë detaje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Kamishi, dyshohet se ka qenë në orarin e punës kur ka humbur jetën, ndërsa pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbardhë shkaqet e vërteta të vdekjes.
Pak minuta para se të humbiste jetën 65 vjeçari në fabrikë po në Bulqizë në një nga galeritë e kromit u plagos një minator 31 vjeçar, me inicialet D.D, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.