Mattv.al mëson detaje të reja nga arratisja e 30-vjeçarit Riljon (Rigers) Lala nga ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranës, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Burimet bëjnë me dije se i riu i ka shpërqëndruar efektivët që e shoqëronin me ankesa se kishte probleme me shëndetin, ndërsa ka përfituar nga rrethanat e krijuara dhe mungesa e vigjilencës, duke goditur njërin nga efektivët me brryl në bark i cili është rrëzuar, më pas ka shtyrë efektivin tjetër dhe ka arritur të largohet nga ana e pasme e komisariatit.

Lala ndodhej në katin e tretë të komisariatit dhe njërin prej policëve e ka shtyrë nga shkallët.

Ai është larguar në këmbë nga zona ku ndodhet komisariati ndërsa mohohet të ketë informacione se mund të jetë ndihmuar nga jashtë por edhe brenda konisariatit për t’u arratisur. Burime bëjnë me dije se arrestimi i Lalës nuk është i largët ndërsa rezervojnë të japin detaje nëse është lokalizuar.

30-vjeçari me origjinë nga qyteti i Burrelit u vu në pranga pasditen e datës 2 Janar në Tiranë, pasi ishte duke udhëtuar me pistoletë në zonën e Alidemit në Tiranë, ku bëri rezistencë ndaj efektivëve të Policisë.

Vetëm dy ditë më vonë, teksa do të dërgohej në gjykatë ku do të njihej me masën e sigurisë, Lala arriti që t’ia mbathte, ndërkohë që SHÇBA ka proceduar 7 punonjës të komisariatit.