Në vijim të hetimit epidemiologjik të 6 rasteve të dala pozitive këtë të premte në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit, janë marrë edhe 5 tanpon të tjerë të cilët janë dërguar në Tiranë për analizë.
Burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat, thanë se 5 kontaktet e rasteve të rezoltuara pozitive janë gjykuar nga specialistët për tu analizuar.
Po ashtu janë marrë masat për dezinfektimin e ambjenteve të banesave ku janë izoluar 6 të infektuarit.