Detaja të tjera kanë dalë nga dosja e prokurorisë së Tiranë për pengmarrjen dhe me pas zhdukjen e Jan Prenges ne Kamëz. zanafilla e gjithë konfliktit ka qenë në Angli, ku njëri prej vëllezërve Prenga, Astrit Prenga kontraktohej nga një shtetas angelz për të nxjerrë jashtë portit të Porsmuthit nje sasi kokaine. Por në një rast te meparshem, porositesi anglez nuk ka qene korrekt me pagesat, cka ka bërë që Astrit Prenga të mbajë peng nje sasi kokaine prej 283 kilogramësh, duke i kërkuar shtetasit angel ti paguante edhe pagesat e episodeve te tjera, dhe jo vetëm per punen e fundit.
Në pamundësi për tiu përgjigjur financiarisht Astrit Prengës, Anglezi besohet se ka telefonuar në Ekuador dërguesin e kokainës, Dritan Rexhepin. Ky i fundit është informuar mbi personin që kishte nxjerë drogën nga porti dhe vijonte ta mbante peng, me qëllim ngritjen e nivelit të pagesës.
Burimet thonë se Rexhepi ka biseduar me Astrit Prengën, duke i pohuar që ti lironte mallin, pasi e gjithë ngarkesa ishte e tij, dhe Prenga nuk duhet tia prekte. Por nga ana tjetër, mësohet se Prenga i është përgjigjur se nuk kishte punë me të, pra me Dritan Rexhepin, por punët i kishte me shtetasin Anglez që nuk kishte qënë korekt dhe shpagimin e kërkonte nga Anglezi dhe jo nga Dritan Rexhepi.
Por sërisht Rexhepi këmbëngulte se malli ishte i tij dhe disa shokëve të tij nga Shkodra, dhe duhet ta lironte dhe mos e çonte dëm. Këmbëngulja e Prengës ka qënë e prerë, dhe pohuar se skishte asnjë punë me patriotët e tij shqiptarë, por punët i kishte me Anglezin, i cili e kishte lënë pa paguar. Si pasojë e mbajtjes peng të sasisë prej 283 kg kokainë dhe me qëllim për të baraspeshuar presionin, prokuroria ka dyshime të forta se Dritan Rrexhepi dhe Gentian Doçi kanë dakordësuar me Altin Hajrin në Shijak, për të marë peng njërin nga vëllezërit Prenga , dhe pikërisht është zgjedhur Jan Prenga, vëllai i madh I vëllezërve Prenga. Jan Prenga, i papërsfshirë në asnjë histori kriminale bëhet objektivi i sulmit për tu marë peng.
Më 17 janar në Kamëz eshte rrëmbyer me dhunë, nen kercenimin e armeve Jan Prenga. Qëllimi ishte për të baraspeshuar presionin dhe situatën, por jo vrasja. Grupit në Shqipëri i ka dalë totalisht situate jashtë kontrollit, pasi ne rrethana ende te paqarta pengmarresit e kane vrare Jan Prengën. Astrit Prenga dhe vëllai tjetër Admir Prenga, dyshohet se ka biseduar me Dritan Rexhepin dhe Gentian Doçin, duke i thene se kishin kthyer pas kokainen dhe nje vlere parashe rreth 700 mije paund dhe i kane kerkuar llogari se ku i kishin çuar vëllanë. Por ne kete bisede, mesohet se Dritani Rexhepi eshte pergjigjur se personat qe kishin kryer kete pune i kane levizur nga fjala dhe se ai ishte i detyruar ti jepte emerat e personave qe kane kryer pengmarrjen. Shumë shpejt kjo dosje do ti kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Deri në këto momente janë shpallur në kërkim 10 persona, ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar dhe lënë në burg sot nga gjykata e Tiranës.