
Këshilli i Bashkisë Dibër nuk arrin të mblidhet për të pestën herë radhazi për të miratuar pikat e rendit të ditës. Edhe mbledhja e kësaj të premteje dështoi për shkak të mungesës së kurumit të nevojshëm. Në Këshill munguan më shumë se gjysma e këshilltarëve majtas e djathtas duke bërë që mbledhja të mos zhvillohej ndërsa drejtuesi i seancës Marjo Feza deklaroi mbylljen e mbledhjes ende pa nisur.
Në mbledhjen e ditës së sotme do të shqyrtoheshin këto pika në rendin e ditës: Projekt-vendimi për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Mars 2025, familjeve në nevojë që janë përjashtuar nga sistemi për arsye të pikëzimit, duke përdorur fondin e kushtëzuar pěr bllok-ndihmën ekonomike deri në 6%, i ndryshuar, projekt-vendimi për miratimin e fondit të mbartjes së buxhetit të Bashkisë Dibër për vitin 2025, projekt-vendimi për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028, projekt-vendimi për miratimin e faktit 12-mujor të buxhetit të Bashkisë Dibër, projekt-vendim për miratimin e marrëveshjes mes Bashkisë Dibër dhe organizatës lokale Agron-Eko Dibra si dhe projekt-vendimi për miratimin e kërkesës për dorëheqje si anëtare e Këshillit Bashkiak, e Alma Selamit, tashmë kandidate për deputete e subjektit politik Partia Socialiste.