Dështoi të ngjisë Burrelin në Superiore. Samuel Nikaj vijon karrierën në Kosovë

Dështoi të ngjisë Burrelin në Superiore. Samuel Nikaj vijon karrierën në Kosovë

Samuel Nikaj është rikthyer në Kosovë, në një klub që ai e do shumë. Shkodrani, pas eksperiencës me Burrelin në Kategorinë e Parë në Shqipërisë, do të drejtojë sërish Vushtrrinë, që vitet e fundit ka vuajtur problemet e shumta.

“Kryesia e re ne krye me z, Agim Malokun qysh në ditën e parë të punës, arrin marrëveshje me Samuel Nikaj dhe Labigole!

Ikona e qytetit që i dha gjithçka klubit dhe specialisti i sukseseve për rikthim në Superligë, sot u  kthyen në klubin tonë të zemrës, aty ku e kanë vendin. Me profen, Samuel Nikaj dhe kapitenin legjendar Labinot Osmani, klubi ynë po fillon rrugën e rikthimit në majat e futbollit kosovar.null

Që të dy së bashku edhe me shumë tjerë që do të jenë pjesë e FC Vushtrria do të kthejnë gëzimin në qytetin tonë.

Kryesia e re ka plane konkrete që klubi ynë i zemrës të merr formën e duhur dhe që i gjithë qyteti të jetë në stadiumin e qytetit “Ferki Aliu”. Forca jonë, tifozeria e flaktë, do të jetë gjithashtu motivi jonë shtesë për përkushtim maksimal”, njofton klubi i Vushtrrisë.