Dështoi në misionin Superiore. Dorëhiqet nga Burreli Samuel Nikaj

0

Samuel Nikaj jep dorëheqjen e parevokueshme dhe akuzon FSHF-në. Trajneri i Burrelit edhe pse ka gabuar në disa ndeshje të rëndësishme ka zgjedhur tja faturojë FSHF dështimin e tij tek Burreli.

Ja si u shpreh ai për gazetën Panorama

“Nuk lejojmë asnjë të tallet me djersën tonë e të lojtarëve të mi. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Që sot jap dorëheqjen dhe askush s’më kthen më. Nuk mund të bëhem pjesë e një maskarade të thurur nga FSHF-ja. Le të më dënojnë sa të duan për këto fjalë që po them. Kemi zhvilluar kampionatin më të mirë. Madje, kam ndërtuar skuadrën më të mirë të karrierës sime. E përjetova një situatë të tillë edhe në ndeshjen me Korabin.