Dështoi në aventurën e tij tek Burreli, sulmuesi gjen ekip të ri

0
6

Turbina ka afruar në ekip sulmuesin Markovanbasten Çema. 24 vjeçari sezonin e shkuar luajti me Burrelin po në Kategorinë e Parë, ndërsa është pjesë e cërrikasve tanimë.

Me eksperiencë në klube si Dinamo, Partizani apo edhe Kukësi, shtatëlarti pritet të jetë një armë më shumë për fazën ofensive te Turbina. Cërrikasit mbijetuan në play-out për në Kategorinë e Parë, ndërsa kanë nisur me forcimin e skuadrës.

Emra si Murraj, Buxhelaj, Sinaj, Gjonaj, Hyska apo Goncalves janë afrimet e kësaj merkatoje për ekipin e trajnerit Adriatik Faslliu