Nga Arlindo Vani
Kur u mendua që në Mat koronavirusi ishte harruar krejtësisht, qyteti u zgjua me lajmin që gjashtë banorë të fshatit Rukaj kanë rezultuar të infektuar.
Në fakt virusi u rikthye në Mat pasi rasti i pari ishte i nje vajze 16-vjeçare që u infektua para një muaj por për fat të mirë tashmë është shëruar.
Por si u rikthye virusi?
Bëhet fjalë për një të moshuar e cila ka udhëtuar drejt Tiranës ku edhe është infektuar për tu kthyer në Burrel ku janë infektuar edhe pjestarë të tjerë të familjes së saj.
I habitshëm është fakti se si e moshuara arriti të lëvizë nga një zonë e gjelbër siç është Mati drejt një zonë të kuqe si Tirana krejtësisht e pashqetësuar nga kontrollet e pafundme që vendosen përditë në aksin Burrel-Tiranë.
Në këtë rast bëhet fjalë për një dështim të masave të etiketuara të suksesshme nga qeveria Rama.
Vlen për tu theksuar që edhe rasti i parë i 16 vjeçares ndodhi pasi në kulmin e pandemisë vajza arriti të lëvizte e pashqetësuar nga Kruja në drejtim të Burrelit.
Kjo neglizhencë e qeverisë vihet re edhe te numri i testeve që janë bërë në qarkun Dibër.
Vetëm 50 testime janë bërë në qarkun Dibër 10 herë më pak se qarku Berat(i dyti nga fundi) duke e bërë kështu më pak të testuarin dhe më të nënvlesuarin nga qeveria.
Akoma më alarmante bëhen shifrat në Mat ku edhe pse jo zyrtare mendohet të jenë bërë gjysma e testeve të të gjithë qarkut Dibër, teste që rezultan në 28 përqind pozitive.
Për këto shifra qeveria e ka për detyrë të kthejë përgjigje, siç e ka për detyrë ta lërë menjëanë neglizhencën ndaj Matit dhe të testojë çdo kontakt të familjes nga fshati Rukaj .
Më poshtë tabela e rasteve dhe testimeve në vend